Description
Protexins Plus eshte nje krem mbrojtes i vecante per duart dhe fytyren, me nje recete te re dhe te avancuar: fale sistemit te tij emulsionant te shumefishte (emulsion Uje/Vaj/Uje) ky krem zoteron nen te njejten kohe vecori mbrojtese dhe rigjeneruese. Pervec cilesive mbrojtese te emulsioneve, Protexins Plus rihap poret e lekures lekures (te bllokuara nga kontakti me substanca te ndryshme gjate punes) dhe i rigjeneron ato. Perberesit hidratues e ushqyes ne bashkepunim me bisabololo, (principi aktiv i kamomilit), i japin Protexins Plus cilesi te vecanta rigjeneruese. Efekti dermoprotektiv bazohet ne cilesite rigjeneruese te vajrave, tannines dhe hamamelis. Me Protexins Plus ulet ndjeshem acarimi i lekures nga veshjet e punes, apo nga paisje te tjera sigurie qe e mbajne lekuren te mbuluar (syze sigurie , doreza, etj).
Protexins Plus nuk permban ngjyrues, as silikon e as parfume dhe eshte i pershtatshem per perdorim ne industrine ushqimore.
Fushat e aplikimit:
- industria kimike
- ndertim
- termohidraulike, hidrosanitare
- industria mekanike (lende me baze uji)
- qeramike e pllaka majolike
- bojaxhinj
- industri ushqimore dhe katering
- pemetari, kopshtari
- parrukeri, mbjellje flokesh
Ju ruan nga:
- acidet e dobeta, alkalet, lengjet e ndryshme, vajrat industriale
- ngjyruesit me baze uji
- kriperat dhe detergjentet
- cimento, gelqere, fertilizues
- rrobat e punes te mbyllyra
PERDORIMI: Shperhapeni ne lekuren e paster e te thate, lereni te perthithet ne menyre qe te krijohet nje shtrese e holle kremi e cila shmang kontaktin e lekures me ndotesit. Ne rast se ndotesit jane te forte atehere lyjeni disa here lekuren gjate punes. Per te hequr cipen mbrojtese ne fund te punes, lagini duart me uje te ngrohte, sapunosini dhe shpelajini.
PAMJA: Krem i bardhe, me arome te lehte qumeshti.




